Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Cikalleshi: Keqardhje për golin, kjo Kombëtare i bëri shqiptarët të ndihen mirë

Sokol Cikalleshi foli pas humbjes 1-0 kundër Polonisë për “Kuq e Zi”SuperSport, aty ku analizoi takimin dhe shprehu keqardhjen për disfatën minimale.

Kjo ishte një nga ndeshjet më të forta, por treguam se kemi hapur një faqe të re. Kombëtare me shpirt gare, u mbrojtëm mirë. Ishim kompaktë, tentuam kundërsulmin.

I patëm rastet, por ata kanë portier shumë të mirë. Na vjen keq, pasi pësuam gol nga gjysmë rasti. Besoj se kjo Kombëtare i ka bërë shqiptarët të ndihen mirë.

Mungesa e golit? Me strategjinë që kishim menduar të rrinim kompakt, t’i prisnim në mesin e fushës, besoj se shkoi mirë. Përveç rastit të golit, ata nuk patën raste të tjera. Mund të evitohej ai gol.

Lexo edhe:

Rëndësi ka që skuadra të ketë këtë shpirt gare. Duke besuar dhe duke pasur këtë shpirt gare, unë besoj se Kombëtarja është në rrugën e duhur.

Nuk është se Polonia na vuri përpara me raste. Na vjen keq për golin, mund të evitohej. Kemi mbrojtur mirë, kemi sulmuar mirë, por ata kanë një nga portierët më të mirë në botë. Nuk na lejoi të shënonim, sidomos Asllanin.

Pak kombinime në sulm? Këtë do e shikojmë në analizë. Në fushë, në ato pak raste që patëm, hapësirat u hapën nga njëri apo tjetri. Uzuni më ndihmoi, e ndjeva.

Merrja topin dhe e dija se ishte i hapur në krah. Me Asanin nuk është se shërbyem shumë me njëri-tjetrin. Isha më i pozicionuar nga ana e Uzunit. Nga Asani prisnim krosimet. Asani duhet të furnizohej më shumë nga mesfusha.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...