Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

EURO 2024/ Poloni-Shqipëri në shifra, ja cila skuadër rezulton favorite

Polonia vjen si kundërshtari më i fortë në këtë grup, i ardhur nga vazo e parë. Polakët janë një rival të cilin kuqezinjtë e ndeshën dhe në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës. Historiku nuk është në favor të Shqipërisë, që nuk ka fituar dot asnjë nga 7 ndeshjet e fundit ndaj Polonisë.

Me këtë kundërshtar Shqipëria është ndeshur në 13 raste, duke pësuar 9 humbje e duke marrë vetëm 1 fitore, në vitin e largët 1953 në ‘Qemal Stafa’ me golat e Loro Boriçi dhe Refik Resmja. Rezultati i fundit pozitiv ndaj Polonisë është regjistruar në 31 tetor 1984 në një barazim 2-2 në transfertë falë golave të Mingës dhe Kolës.

Lexo edhe: 

Sa i takon vlerës së skuadrave të grumbulluara, ekipi kuqezi, sipas transfermarkt vlerësohet në vlerën e 62 milionë eurove, e nga grupi aktual lojtari me vlerën më të shtrenjtë është Kristian Asllani, i cili ka arritur vlerën e 12 milionë eurove. Për polakët, lojtari më i shtrenjtë është Robert Lewandowski,  futbollisti i Barcelonës vlerësohet 40 milionë euro, ndërkoh që vlera e Polonisë është 240, 80 milionë euro.

Sa i takon paraqitjeve të fundit, Polonia vjen pas tre humbjeve, teksa është mundur në Kupën e Botës nga Argjentina në grupe dhe më pas nga Franca, ndërsa e nisi me humbje dhe edicionin e kualifikueseve ndaj Çekisë. Në anën tjetër, kuqezinjtë në tre ndeshjet e fundit kanë marrë 1 fitore me Armeninë, ndërsa janë mundur nga Italia dhe kanë barazuar me Islandën, sa i takon ndeshjeve zyrtare.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...