Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Harrojeni, nuk largohem”, 24-vjeçari i premton besnikëri Barcelonës

Barcelona është fokusuar te sezoni i ardhshëm. Skuadra e Xavit fitoi titullin kampion në Spanjë, por tifozët kërkojnë edhe më shumë.

Ata presin që skuadra e zemrës të rikthehet dominuese në Champions League, trofe që në “Camp Nou” mungon prej vitit 2015.

Në dyshim ka qenë e ardhmja e Jules Kounde, mbrojtësit francez, i cili u ble verën e vitit të kaluar për 50 milionë euro.

Lexo edhe:

Kam folur me Kounde dhe u tregova shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë me të. E di që vërdallë ka shumë histori në lidhje me të ardhmen e tij. Por di t’ju them me siguri se Kounde u largua i lumtur nga takimi që patëm“, deklaroi trajneri Xavi.

Sot ka folur edhe vetë lojtari, i cili theksoi se kurrë nuk ka kërkuar largimin nga skuadra katalanase: “Për të qenë 100% i qartë, unë kurrë nuk kam kërkuar të largohem nga Barcelona. Nuk do të largohem nga këtu”.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...