Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fundjava e Superiores, Gjoka kundër Kukësit, spikat Partizani – Flamurtari

Me mbylljen e javës së 7-të mësohet edhe kalendari i raundit pasardhës në Kategorinë Superiore. E 8-ta luhet e gjitha në fundjavë, me 3 takime të shtunën dhe dy të dielën. Gjithcka nis me takimet e skuadrave të ngjitura këtë vit në kategorinë maksimale të futbollit shqiptar. Njëkohësisht, në orën 14.00 të së shtunës, luhen Laci – Kamza dhe Lushnja – Teuta. Përballje tejet interesante, me Lacin që do të kërkojë t’i japë më tepër vazhdimësi momentit pozitiv, pas fitores ndaj Luftëtarit, ndërsa Kamza do të synojë reagimin pas ndëshkimit vetëm në fundin e takimit përballë një kundërshtari me shumë cilësi si Flamurtari në Vlorë. Projektorët drejtohen nga Skënderbeu – Luftëtari, me korcarët që në rikthimin në shtëpi, në orën 17.00, do të përballen me skuadrën gjirokastrite, ku Hasan Lika synon surprizën pas debutimit me humbje ndaj Kukësit. E diela sjell në skenë dy takime akoma dhe më interesante. Pas mesdite, Kukësi përballet me trajnerin me të cilin arriti suksesin historik. Ernest Gjoka kthehet në “Zeqir Ymeri”, aty ku pak muaj më parë siguronte titullin kampion, tanimë në drejtimin e Vllaznisë, me objektivin për t’i shkaktuar një surprizë ndryshe Kukësit. Në orën 17.00, vëmendja e gjitha për Partizani – Flamurtari, me të kuqtë që vijnë pas 3 fitoreve radhazi, ndërsa Flamurtari, pasi është rikthyer te suksesi, vihet para një prove force në një përballje direkte për vendin e tretë në klasifikim.

 

E shtunë, 28 tetor

Laci-Kamza                                      14:00         SS3   SS3HD

Lushnja-Teuta                                 14:00         SS5   SS5HD

Skënderbeu-Luftëtari                    17:00         SS3   SS3HD

 

E diel, 29 tetor

Kukësi-Vllaznia                               14:00         SS3   SS3HD

Partizani-Flamurtari                      17:00         SS3   SS3HD

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...