Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Magani: Pikë kthese, do të shihni një Teutë më të bukur

Gugash Magani mendon se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Flamurtarit, madje meritonte të merrte më shumë se një pikë me atë që dha në fushë. Sipas trajnerit të Teutës, ritmi, ndoshta jo i lartë, u imponua nga mungesa e tifozëve

Ndeshje e mërzitshme është kur një skuadër nuk prodhon, zvarritet apo vonon lojën. Sot luajtëm mjaft mirë, sepse Flamurtari është një nga skuadrat më të mira të Superiores. Pa tifozë, ishte në avantazhin tonë. Ashtu siç erdhi loja, nuk jam i kënaqur me një pikë. Lojtarët ishin të mobilizuar dhe zbatuan detyrat. Skuadra ka qenë e rënduar psikologjikisht, kjo është një pikë e mirë, kthese dhe vazhdimësie.

Më tej Magani premtoi se në javët e ardhshme Teuta do të jetë më e bukur, por edhe më rezultative.

Kam marr përgjegjësitë e mia për merkaton. Skuadra po rritet dita ditës, janë edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar. Në javët e ardhshme do të bëjmë futboll më të bukur, por edhe rezultativ. Teuta nuk ka presion, ndërsa presidenti më ka dhënë besim. Lojtarët kanë filluar të kenë më shumë besim te puna e tyre. Media ndoshta na kishte fryrë shumë, dhe kjo ndikoi negativisht. Janë të rralla skuadrat që ndërrojnë 11 lojtarë dhe arrijnë të interpretojnë idetë e trajnerit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...