Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

AEK-u arratiset në krye, mposht në sfidën e titullit Panathinaikos, “ngec” Olympiacos

Ishte një mbrëmje e madhe ajo e së mërkurës në Athinë. Në kryeqytetin grek, derbi mes AEK-ut dhe Panathinaikos u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 3-0. “OPAP ARENA” ishte i zjarrtë për sfidën që praktikisht mund t’i ketë dhënë drejtimin kampionatit helen. Që në fillimin e përballjes, AEK-u ishte shumë kërkues dhe gjeti golin e avantazhit me anë të Niclas Eliasson, në minutën e 7’ të takimit.

Ndeshja ishte e një niveli të lartë, me shumë raste nga të dyja portat respektive. Fotis Ioannidis iu afrua golit për Panathinaikos, por goditja e sulmuesit shkoi shumë pranë shtyllës. Atë që se bënë dot miqtë, e realizuan vendasit, me anë të Ezequeil Ponce. Futbollisti shfrytëzoi më së miri përgjumjen e mbrojtjes kundërshtare për të realizuar të dytin dhe për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh të dy golave.

Lexo edhe:

Në pjesën e dytë, miqtë u munduan të bëjnë diçka, mirëpo pa rezultat. Niclas Eliasson ishte protagonist edhe një herë për AEK-un kur mbylli llogaritë e takimit me golin e tretë të sfidës. Me këtë fitore, AEK-u shkon në kuotën e 75 pikëve, 4 më shumë sesa Panathinaikos, ku kanë ngelur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit grek.

Më herët, Olympiacos nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Selanik ndaj Aris-it, duke humbur akoma më shumë terren ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë. Golit të Moron iu përgjigj El Kaabi, por nuk pati më ndryshim të shifrave. Olympiacos shkon në kuotën e 68 pikëve, ndërsa Arisi gjendet në shifrën e 49 pikëve.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...