Nuk ka më dilema rreth trajnerit të ri të Chelsea. Shtypi britanik është i bindur se ai do të jetë Mauricio Pochettino.
Për momentin, skuadra londineze po drejtohet nga Frank Lampard, por ish-mesfushori do të qëndrojë në stol deri në fundin e sezonit.
Shumë emra janë përfolur për pankinën e “Bluve të Londrës”, por presidenca ka zgjedhur teknikun argjentinas.
Lexo edhe:
- Skënderbeu dhe Dinamo rikthehen në Superiore, Flamurtari “bie” në shtëpi
- Sezoni më i dobët që pas ngjitjes në Superiore, Kukësi bën lëmsh llogaritë
- Drita zyrtarizon trajnerin e ri, gjilanasit i besojnë një greku
- Mbrojtja më e mirë në histori? Xavi vendos në shënjestër rekordin e Mourinhos
Pochettino e njeh mirë Premier League, pasi në kampionatin anglez ka drejtuar më parë Southampton dhe Tottenham.
Drejtuesit e Chelsea po bisedojnë me agjentin e 51-vjeçarit dhe marrëveshja finale është çështje kohe.
