Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Alonso nuk “ngopet” me Bundesligën, West Hami kërkon të shpëtojë sezonin me trofeun europian

Soi kèo West Ham vs Leverkusen lúc 2h00 ngày 19/4/2024

Xabi Alonso ka shkruar historinë. Bayer Leverkuseni është kampion i Bundesligës. “BayArena” mundi të festonte pak ditë më parë titullin e pare në 120 vite histori. Por puna e Xabi Alonsos këtë sezon, sado birrë u derdh fundjavën e kaluar, nuk ka përfunduar ende.

Bayer Leverkusen është i pamposhtur në 43 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, duke barazuar rekordin e Juventusit në pesë ligat kryesore evropiane dhe dëshiron që në stadiumin e Londrës të jetë e 44-ta.

Teksa janë finalistë në Kupën e Gjermanisë, në horizont ka filluar të shfaqet titulli europian. Përpara, natyrisht, do të duhet të konfirmojnë në Londër rezultatin e shkëlqyer të arritur në ndeshjen e parë (2-0 ndaj West Hamit të David Moyes).

Kampionët në fuqi të Conference League, të tetët në Premier League, duan të shpëtojnë sezonin me trofeun europian.

“Çekanët” kanë humbur vetëm një ndeshje në Europa League 2023-2024 (ndeshjen e parë kundër kundër Freiburgut), por ata e zgjidhën duke i mposhtur gjermanët 5-0 në lindje të Londrës.

Lexo edhe:

“Ne kemi humbur Lucas (Paquetá) nga pezullimi, dhe pa dyshim që nuk jemi të sigurt për Jarrod (Boëen), kështu që duhet të gjejmë një mënyrë për të realizuar magjinë. Në ndeshjet evropiane, kemi parë shpesh njerëz të hyjnë dhe të bëjnë diferencën, si kur Pablo Fornals hyri dhe shënoi kundër AZ Alkmaarit në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës sezonin e kaluar”, deklaroi trajneri skocez në konferencën për shtypin.

Te londinezët nuk do të jetë as Emerson Palmieri, ndërsa tek “Aspirinat” Borja Iglesias nuk është përfshirë në skuadër dhe as ka udhëtuar drejt kryeqytetit anglez.

Formacionet e mundshme:

West Ham: Lukasz Fabianski; Vladmir Coufal, Kurt Zouma, Nayef Aguerd, Aaron Cresswell; Tomas Soucek, Édson Alvarez, Jarrod Bowen, James Ward-Prowse, Mohammed Kudus; dhe Michail Antonio.

Bayer Leverkusen: Mtej Kovar; Josip Stanisic, Jonathan Tah, Edmond Tapsoba; Jeremie Frimpong, Exequiel Palacios, Granit Xhaka, Álex Grimaldo; Florian Wirtz, Amine Adli dhe Patrick Schick.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...