Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Analiza e katastrofës së kaltër: “Prekëm fundin! I gjithë futbolli italian për t’u ndryshuar”

Në ditën pas humbjes së madhe, pas natës më të errët, vlen një analizë e spikatur që një ndër gazetat më prestigjiozë italiane, Corriere Della Sera, i bën asaj humbjeje sfilitëse me Maqedoninë e Veriut.

Ishte katastrofa e futbollit italian. 4 herë kampionët e Botës të eliminuar nga Maqedonia e Veriut. Një katastrofe që vë nën akuzë të gjithë: sportistët, trajnerin, stafin, federatën, të gjithë lëvizjen futbollistike në kompleks. Natyrisht që triumfi në Europian nuk fshihet, dhe në futbollin modern, mjafton të mos kesh 3 lojtarë decizive, (Chiellini, Bonucci, Chiesa) dhe ca të tjerë jashtë forme, (Barella, Immobile, Jorginho), për ta parë veten në krahun e kundërt.

Nëse triumfi në Londër ishte fryt i një bashkëpunimi të mrekullueshëm komponentësh, edhe kjo katastrofë është rezultati i një serie të çmendur rastesh të humbura, gabimesh të evitueshme, e madje edhe ndonjë goditje nga fati. Por në Itali një sport kombëtar si futbolli nuk mund t’i lihet fatit, pasi fati herët a vonë të kthen shpinën.

Futbolli italian ka prekur nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Më keq se sa disfatat me Korenë e Veriut në 1966, dhe me Korenë e Jugut në 2002. Më keq se fushatat e dështuara në Afrikën e Jugut dhe në Brazil.

KOMBËTARJA ITALIANE ËSHTË JASHTË KOMPETICIONIT MË TË RËNDËSISHËM PËR TË DYTIN EDICION RADHAZI.

Të gjitha klubet të eliminuara nga Championsi që në 1/8 me Juventusin të mposhtur 3-0 në shtëpi nga një skuadër që renditet e 7-ta në kampionatin spanjoll. Milani kryesues i kampionatit ka dy sulmues që bashkë kanë plot 80 vjet. Interi kampion i Italisë në Premier Leaguen angleze do të ishte ndoshta në vend të tetë.

Dhe bëhet fjalë ku titullarët italianë janë dy ose tre maksimumi, jo rastësisht në ndeshjen ndaj Maqedonisë në momentet vendimtare Italia luante me sulmin e Sassuolos. Lojtarë të mirë, por pa eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Ndoshta dhe vetë Mancini, pas surprizës hyjnore në Angli, ka humbur përqendrimin dhe është vetëkënaqur më shumë se sa duhet.

Por katastrofat e mëdha nuk kanë kurrë vetëm një përgjegjës, i gjithë futbolli italian është për tu rimodeluar. Shumë taktikë, pak teknikë. Paga shumë të larta në krahasim me vlerën dhe rendimentin, pak kulturë futbollistike, dhe shumë fuqi për menaxherët. Parabola e Donnarumas, që për të ndjekur një super pagë la ambientin ku ishte rritur, dhe vajti e u fut në telashe, është për fat të keq ekzemplare.

Tani është momenti për të rindërtuar gjithçka, stadiume dhe akademi, mentalitet dhe shkolla për trajnerët, duke nisur nga të rinjtë. Duke rikujtuar atë që thoshte shkrimtari i madh Borges: “Sa herë që një fëmijë gjuan me shkelm diçka rrugës, rifillon historia e futbollit“.

[quiz-cat id=”297576”]

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...