Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Arsenal dhe Manchester United në garë për mesfushorin e Everton

Garë e fortë në futbollin anglez për Amadou Onana. Mesfushori i Evertonit është kthyer në qendër të vëmendjes pas zhvillimit të performancave fantastike në Premier League në këtë sezon. I aktivizuar si mesfushor shkatërrues, Onana po e ndihmon jashtëzakonisht Evertonin të dalë nga kriza, ndërsa ka luajtur edhe me kombëtaren e Belgjikës si titullar.

Arsenali dhe Manchester United janë në garë me njëri-tjetrin për shërbimet e 22-vjecarit. Djajtë e Kuq nuk do të blejnë kartonin e Sofyan Amrabat pasi t’i përfundojë kontrata në fund të sezonit, teksa do të kërkojnë një tjetër lojtar që përmbush kriteret në qendër të mesfushës. Me Casemiron që po përflitet çdo ditë e më shumë për një largim, Amadou Onana konsiderohet i duhuri në ambientin e 20-herë kampionëve të Anglisë për të drejtuar mesfushën për vitet në vijim.

Lexo edhe:

Megjithatë, Manchester United nuk do ta ketë aspak të lehtë firmën me belgun, pasi dhe Arsenali po kërkon përforcime në mesfushë. Madje, “Topçinjtë” e Londrës janë gati t’i përshpejtojnë trantativat dhe të afrojnë Onanën që në janar dhe të shmangin betejën me shumë skuadra në verë. Pavarësisht se Arsenali afroi në verë një nga mesfushorët më të mirë në Angli siç është Declan Rice, trajneri Mikel Arteta ka shfaqur sërish dëshirë për afrime të mëtejshme në mesfushë.

Spanjolli po has vështirësi me pozicionin e Kai Havertz në fushën e lojës, me gjermanin që ende nuk është përcaktuar në një pozicion të caktuar për të luajtur dhe kjo po i shkakton probleme manovrës së Artetës. Ndërkohë që me afrimin e Onanës, Arteta do ta kishte më të lehtë për të luajtur me dy diga në mesfushë si Rice dhe Onana dhe me Odegaard më të avancuar përpara tyre.

Trantativat nuk do të jenë të lehta si për Arsenalin, por dhe Manchester United, pasi Evertoni i ka vendosur një çmim prej 60 milionë paundësh Amadou Onana dhe nuk kanë ndërmend të lëvizin nga kjo kuotë e përcaktuar për 22-vjeçarin belg.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...