Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Botë mizore! Tifozët e Barçës më urojnë vdekjen e vajzës që pret të lindë… “

Ofendimet në rrjetet sociale janë kthyer në një shqetësim masiv. Tifozët mezi presin të gabosh që të të “kryqëzojnë” me komente. Që shkojnë deri në makabritete të tilla si duke shpresuar në vdekjen e një “engjëlli” që pret të vijë në jetë.

Joao Cancelo është përballur me komente të tilla pas eliminimit të Barcelonës nga Champions League. Si pasojë e humbjes 1-4 kundër PSG-së. Portugezi i katalanasve ndau shqetësimin e tij në një rrëfim për ESPN.

Lexoj komente në Instagram ku më urojnë vdekjen e vajzës sime që nuk ka lindur ende… Sigurisht që një gjë të tillë nuk kanë guxim të ma thonë në fytyrë, sepse e dinë se do të kenë probleme.

Lexo edhe: 

Por, në komente fyejnë dhe ofendojnë gruan, vajzën dhe vogëlushen që pritet të vijë në jetë. Është një botë mizore dhe ty të duhet të dish si të jetosh dhe si ta përballosh.

Unë di si t’ia dal, por thjesht nuk di çfarë të them më, më kanë mbaruar fjalët… Është vërtetë serioze dhe e rëndë të urosh vdekjen e një fëmije!

Njerëzit nuk mendojnë për personin që fshihet pas një futbollisti. Ne të gjithë jemi qenie humane, jemi njësoj si të tjerët”, shprehet 29-vjeçari portugez. I cili e mbyll me këto fjalë:

Kritikoni performancat e mia, nuk më shqetëson një gjë e tillë, nuk më plas fare, por mos u ngatërroni me familjen time”.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...