Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Brdariç mbetet në Azi, prezantohet në klubin e ri

Thomas Brdariç do të vijojë karrierën në Kuvajt. Trajneri i mirënjohur gjermano-kroat është prezantuar zyrtarisht në klubin e Al Arabit, që militon në Superligën e Kuvajtit.

Sezonin që lamë pas, Brdariç punoi në Superligën indiane, por palët nuk e panë të arsyeshme të vijojnë bashkëpunimin më gjatë.

Emri i Brdariç u lakua edhe si kandidat për stolin e disa ekipeve në Kategorinë Superiore shqiptare, por në fund ish-sulmuesi zgjodhi Kuvajtin për të vijuar karrierën.

Në Shqipëri Brdariç u bë i njohur te Vllaznia, ku qëndroi përreth një vit e gjysmë dhe u dha shkodranëve një Kupë Shqipërie, përveçse tërhoqi vëmendjen për futbollin e bukur dhe ofensiv që ushtronte.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...