Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bylis fiton sfidën e mbijetesës, mposht Kastriotin në Elbasan

Bylisi fiton ndeshjen e drejtpërdrejtë për luftën për mbijetesë ndaj Kastriotit. Në ndeshjen e prapambetur të ”Abissnet Superiore” të zhvilluar në Elbasan Arena, skuadra mallakastriote triumfoi me shifrat 2-0 falë dy golave të shënuar në pjesën e parë.

Sfida nisi menjëherë në malore për krutanët, që vetëm 7 minuta pas startit të sfidës mbetën në inferioritet numerik për shkak të kartonit të kuq të Kodrës, të akorduar pas monitorimit në sistemin VAR. Të inkurajuar pas këtij vendimi, Bylisi mori në kontroll takimin dhe në minutën e 16′ kaloi përpara me anë të golit të Luis Kaçorrit, që shfrytëzoi mirë krosimin e Zguros dhe e ndali saktësisht me kokë në fundin e rrjetës.

Lexo edhe:

Si për të përkeqësuar situatën e Kastriotit mendoi Onanuna në minutën e 36′ që ndërhyri gabimisht brenda zonës dhe kryesori Andi Koçi e vlerësoi si një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë Joalisson u tregua i saktë dhe coi skuadrën e tij në pushimin e pjesës së parë me një avantazh prej dy golash.

Në pjesën e dytë, tentativat e Kastriotit për t’u rikthyer në lojë ishin të dëshpëruara me një lojtar më pak, e si rrjedhojë Bylisi ruajti epërsinë 2-0, për të marrë kështu tri pikë të arta për luftën për mbijetesë. Me këtë humbje, Kastrioti merr një tjetër goditje sa i takon shpresave për qëndrimin në Superiore, teksa mbetet në vendin e fundit me 28 pikë. Nga ana tjetër, Bylisi qëndron sërish në vendin e parafundit në renditje por në kuotën e 33 pikëve, vetëm 2 pikë larg Teutës së play-out-it.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...