Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Capello: Buffon ishte portier i madh, por ka pasur vetëm një defekt!

Data dy gusht ishte dita kur Gianluigi Buffon njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 45-vjeçare, teksa legjenda italiane e portës vendosi të largohej nga futbolli aktiv pas dy vitesh te Parma në Serie B. Menjëherë në drejtim të ish-portierit të Juventus mbërritën mesazhe të shumta ndërsa një nga ata që reagoi ishte edhe trajneri Fabio Capello.

Tekniku italian ka pasur mundësinë të punojë me Buffon në kohën kur drejtonte Juventusin dhe i njeh mirë pikat e forta dhe të dobta të 45-vjeçarit. Në një prononcim për “Sky Sport”, Capello shprehet se Buffon ishte portier i madh, por kishte një defekt.

Lexo edhe:

“Unë kam pasur fatin ta trajnoj Buffon, është një portier i madh dhe një person i shkëlqyer. Për mua është në të njëjtin nivel me Dino Zoff, të dy kishin aftësinë që me anë të personalitetit, por edhe kapacitetit teknik t’i jepnin qetësi mbrojtësve. Megjithatë, edhe Buffon e kishte një defekt; kishte frikë nga bletët”, shprehet me humor Capello.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...