Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Çfarë e shtune “magjike” në Supersport, emocionet kulmojnë me klasiken e futbollit gjerman!

E shtuna e futbollit në Supersport është një nga ato ditë që duhet të qëndrosh i mbërthyer para ekranin që në orët e para të drekës e deri në mbrëmje vonë, pasi është pasur me ndeshje spektakolare nga kampionatet më të rëndësishme europiane. Kulmon mbi të gjitha klasikja e futbollit gjerman mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, sa keq që kjo superndeshje që luhet për kreun e renditjes do të ndiqet në stadium nga vetëm 15 mijë shikues për shkak të rregullave të reja pas pandemisë COVID-19. Dortmundi qëndron vetëm një pikë pas Bayernit në renditje dhe pavarsisht mungesave të shumta që ka trajneri Marco Rose, lajmi i rëndësishëm është që lideri i sulmit Erling Haaland u rikthye madje me gol javën e shkuar dhe sot në Signal Iduna Park do të zbresë në fushë si titullar. Në krahun tjetër mungesat më të rëndësishme jano ato të Kimmich dhe Goretzkas.

Në Premier League është dita e skuadrave të mëdha. Fillimisht në fushë do të jetë Chelsea në një transfertë delikate ndaj West Ham ndërsa më pas do të jetë radha e Liverpoolit që sfidon Wolves në një ndeshje ku duhen patjetër tre pikët edhe pse kundërshtari paraqet një rrezikshmëri të lartë. Nuk do ta ketë të lehtë as Manchester City në transfertën ndaj Watford-it të Claudio Ranierit. Në Spanjë Reali i Madridit do të ketë një transfertë shumë të vështirë në San Sebastian përballë Real Sociedad që deri para dy javësh qëndronte në krye të La Ligas. Nga kjo transfertë mund të kalojë edhe një copëz e titullit për Los Blancos.

Ndeshje më të lehtë në letër ka Atletico Madrid që pret në shtëpi Mallorcan. Ndeshje delikate për Barcelonën e Xavi-t ndaj Betisit të Manuel Pellegrinit, ndërkohë që dita hapet me supersfidën e orës 14:00 Sevilla-Villareal. Në Holandë do të luhet dueli interesant mes PSV dhe Utrecht ndërkohë që në Francë, PSG do të ketë një transfertë të vështirë ndaj surprizës së këtij sezoni Lens në orën 21:00.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...