Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Datat e gjysmëfinaleve, Dortmundi dominon formacionin e më të mirëve

Real Madrid, Bayern Munich, PSG dhe Borussia Dortmund. Njëra nga këto skuadra do të fitojë Champions League, me finalen e madhe që do të zhvillohet në mitikun “Wembley” në datën 1 qershor.

Sa u përket gjysmëfinaleve, sfida e parë mes Bayernit dhe Realit do të luhet të martën e 30 prillit në tokën gjermane. Dueli i kthimit, të mërkurën e 8 majit në “Santiago Bernabeu”.

Lexo edhe:

Gjysmëfinalja tjetër është Dortmund-PSG. Takimi i parë do të zhvillohet në “Signal Iduna Park” të mërkurën e 1 majit. Ndeshja e kthimit, gjashtë ditë më vonë në kryeqytetin francez.

Dortmundi dhe PSG ishin pjesë e grupit F, ku bënin pjesë edhe Milani dhe Newcastle. Kampionët e Francës fituan 2-0 në “Parc des Princes”. Në Gjermani nuk pati fitues (1-1).

Ndërkohë që është shpallur edhe formacioni më i mirë i çerekfinaleve të kthimit në Champions League. Dortmundi dominon me 4 futbollistë. Më pas PSG me tre dhe Reali e Bayerni me nga dy.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...