Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Dënimi i paprecedentë për një foto, flet ish-presidenti i Atletikës, Gjergj Ruli

Ngjarjet e fundit në atletikën shqiptare, për fat të keq, kanë marrë përmasa ndërkombëtare, duke u bërë lajm në të gjithë Botën. Presidenti i Federatës, Gjergj Ruli, njëkohësisht trajner i Izmir Smajlajt, u dënua me 5 vite nga aktivitetet e këtij sporti, ndërkohë sekretari i përgjithshëm i FSHA-së Nikolin Dionisi, u dënua me 4 vite pezullim. Vetë sportisti Smajlaj doli i pafajshëm.

Gjithçka nisi me hetimet e Njësisë së Integritetit të Atletikës rreth dy vite më parë në Kampionatin botëror në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për Top Channel, Gjergj Ruli tregon më tepër se çfarë ka ndodhur.

“Unë kisha dy celularë, që më thanë se duhet të m’i merrnin për të m’i klonuar, për të parë nëse mund të gjenin prova që lidheshin me dyshimet.”- tha Gjergj Ruli, ish-president Federatës Shqiptare të Atletikës

Në të vërtetë bëhet fjalë për garën e zhvilluar në fund të vitit 2021, ku Izmir Smajlaj vendosi rekordin e kërcimit 8.16 m dhe ku në procesverbalin e dërguar Federatën Botërore shkruhej që gara është zhvilluar me matës ere, gjë që realisht nuk ka ndodhur, për më tepër atyre i është dërguar kjo foto, ku duket një matës ere, por jo në ditën e garës, dhe për këtë z.Ruli na sqaron.

“Fotografia që kam bërë me celularin tim tregon të vërtetën që matësi i erës është vendosur në të kundërt, domethënë që atleti duhet të nisej nga krahu tjetër sepse nuk dija ta vendosja dhe fotografinë ia kam dërguar zyrës për t’i pyetur nëse e kisha vendosur mirë apo jo.”– tha Gjergj Ruli, ish-president Federatës Shqiptare të Atletikës.

Pavarësisht këtyre deponimeve, fatkeqësisht asgjë nuk u mor për bazë nga gjykata sportive dhe agjentët e Njësisë së Integritetit të Atletikës.

Lexo edhe: 

“Ne dyshojmë dhe një ndër pikat është se, duke qenë se isha administrator i Federatës, nuk kam marrë masat ndaj gabimit të sekretarit dhe kjo është e vërtetë.

Dyshimi është që unë kam bashkëpunuar me zyrën për të manipuluar atë rezultat. Por në përfundim fitorja më e madhe është që rezultati i Izmirit u njoh, pista u certifikua, Izmiri doli i pafajshëm dhe kjo është për mua fitorja më e madhe,”– tha Gjergj Ruli / ish-president Federatës Shqiptare të Atletikës

Po me ju çfarë ndodhi?

“Unë jam dënuar 5 vjet, ndihem i fyer dhe shumë i zhgënjyer, megjithatë jeta vazhdon, do të mundohem që këtë karrierë kaq të gjatë ta përmbush prapë me suksese”, – tha Gjergj Ruli, ish-president Federatës Shqiptare të Atletikës

Federate Shqiptare e Atletikës, e gjendur në këtë ngërç, ka thirrur asamblenë e jashtëzakonshme zgjedhore, që do të mbahet më 19 maj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...