Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Derbi është i tillë edhe në miqësore, Tirana mposht Dinamon

Në pritje të derbit të vërtetë në kampionat, Tirana e Dinamo matën forcat në një miqësore në qytetin e Pogradecit, aty ku skuadrat po kryejnë edhe fazën përgatitore para-sezonale.

Ndonëse vetëm një miqësore, sfida i ngjau shumë një derbi të vërtetë, pasi nuk mungoi grinta e lartë, tensioni e kartoni i kuq, por në fund ishin bardheblutë ata që fituan me rezultatin 2-0 falë golave të Taulant Seferit e Vesel Limajt.

Pjesa e parë ishte më e mirë për “nëndetësen blu”, teksa spikatën me performancën e tyre veterani Agim Ibraimi dhe talenti i ardhur nga Apolonia, Redon Mihana, ndërsa nuk mungoi as tensioni i zakonshëm i Michael Ngo’o, që nuk humbte asnjë rast për t’u konfrontuar me kundërshtarët.

Në minutën e 76’, mesfushori Lancinet Sidibe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la Dinamon me 10 futbollistë, ndërsa Tirana shfrytëzoi më së miri epërsinë numerike për të zhbllokuar ndeshjen me Seferin e më pas dyfishuar rezultatin me një supergol të Vesel Limajt.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...