Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dhimbje koke për Tuchel, goleadori humbet ndeshjen e kthimit me Arsenalin

Serge Gnabry ishte një ndër protagonistët e Bayernit në barazim 2-2 në Londër kundër Arsenalit, në takimin e parë çerekfinal të Champions League.

28-vjeçari realizoi golin e barazimit momental 1-1 në minutën e 18’, ndërkohë që 20 minuta përpara fundit u zëvendësua si pasojë e një problemi fizik.

Lojtari ofensiv i është nënshtruar testeve të detajuara mjekësore dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 2-3 javore. Si pasojë e shqetësimeve muskulore.

Lexo edhe: 

Një lajm i keq për trajnerin Thomas Tuchel. I cili nuk mund të bazohet te lojtari i kombëtares gjermane për duelin e kthimit ndaj Gunners.

Bayern-Arsenal, sfidë ku do të përcaktohet edhe skuadra që kalon në gjysmëfinale, do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme (17 prill).

Gnabry shpreson që shokët e tij të sigurojnë kualifikimin dhe të rikthehet të japë kontributin e tij në duelet gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...