Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E duan Juvja dhe Napoli, talenti i Bolognas: Jo, faleminderit! Preferoj Anglinë

Bologna është surpriza më e bukur e këtij sezoni në Serie A. 7 herë kampionët e Italisë, po zhvillojnë një kampionat fantastik nën drejtimin e Thiago Mottës. Teksa ndajnë vendin e katërt në Serie A bashkë me Romën pas javës së 15-të.

Me dy skuadrat që do të ndeshen mes tyre në “Dall’Ara” të dielën (18:00), sfidë që do të transmetohet live në SuperSport/DigitAlb. Lewis Ferguson është një nga futbollistët më të dalluar te Bologna.

Lexo edhe:

24-vjeçari skocez, i cili luan në rolin e mesfushorit të avancuar, deri tani numëron 3 gola dhe po kaq asiste në Serie A. Performancat pozitive kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, sidomos të Juventusit dhe Napolit.

Allegri e pëlqen shumë Ferguson, por ky i fundit i premton besnikëri Bolognas, teksa shprehet se në të ardhmen dëshiron të luajë në Premier League. Që është edhe kampionati i tij i preferuar.

Ndihem mirë te Bologna. Sa i përket së ardhmes, di të them që e shoh veten në Premier League”, thekson Ferguson, i cili u transferua në Serie A për 2 mln euro nga Aberdeen gjatë verës së vitit të kaluar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...