Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Edhe vajzat vrapojnë me shpejt”, Bolt tallet me Mbappe

Kylian Mbappe është një nga futbollistët më të shpejtë në planet. 25-vjeçari shënoi dy gola në suksesin 1-2 të PSG-së përballë Real Sociedad në San Sebastian. Me skuadrën e Luis Enriques që u kualifikua në çerekfinalet e Champions League.

 

Goli i dytë i Mbappe ishte fantastik, me sulmuesin që finalizoi pas një sprinti të madh. Tifozët nisën ta tepronin disi duke e krahasuar me Usain Bolt. BBC raportoi se sulmuesi i PSG-së te goli i dytë ndaj ekipit bask vrapoi me me një shpejtësi të tillë që do ta bënte atë t’i realizonte 100 metrat për 10 sekonda e 9 të dhjetat!

1.3 sekonda larg rekordit botëror të vendosur nga Usain Bolt në Kampionatin Botëror të Atletikës, në Berlin2009 (9″58). Vetë xhamajkani, rekordmen në garat 100 metra, 200 metra, stafetën 4×100 metra dhe 8 herë fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike, ka thumbuar francezin pas këtij krahasimi.

Lexo edhe:

Fjalë që sigurisht nuk do të priten aspak mirë nga Mbappe. Me Bolt që e krahason shpejtësin e sulmuesit të ardhshëm të Realit të Madridit me atë të një gruaje.

Qesha kur pashë atë krahasim. Edhe vajzat janë më të shpejta sesa Mbappe”. Krahasimi Mbappe-Bolt ka shtangur edhe Michael Johnson. “Jam shumë i hutuar”, shkruan legjenda e Atletikës në lidhje me “gjetjen” e BBC.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...