Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Është Kosova, është Shqipëria”/ Si gjithmonë, edhe këtë fund marsi në Digitalb/Supersport

Platforma më e dashur e të gjithë shqiptarëve, sjell provat e kuqezinjve të Sylvinhos drejt Gjermani 2024. Shqipëri-Kili, kundër talenteve amerikano jugorëve drejtpërdrejtë nga “Ennio Tardini” i Parmës. E po ashtu, tri ditë më pas Shqipëria në një tjetër test përballë nordikëve suedezë në Stokholm.

Dy ndeshje që e vënë Shqipërinë përballë dy shkollave të ndryshme futbolli, e ku natyrisht priten risi duke nisur nga grumbullimi me Manajn kandidat të fortë. Brojën të etur për t’u rikthyer me gol, e padyshim edhe për të parë eksperimentet e brazilianit në funksion në Euro 2024.

Supersport sjell edhe hapat e parë të Kosovës që nis një epokë të re. Tanimë në drejtimin e Franco Fodës, dardanët synojnë të ngjitin shkallë në futbollin ndërkombëtar. Debutimi i trajnerit të ri në sfidën Kosovë-Armeni në 22 mars, si dhe sfida e dytë ajo me Hungarinë (26 mars), dy takime për të mos u humbur me vëllezërit e një gjaku.

Lexo edhe:

Që me një skuadër plot talent e të mbushur me dëshirë e guxim, nisin hapat e parë drejt misionit për t’u kualifikuar në një event madhor të futbollit.

Nuk mund të mungojnë në platformën elitare edhe gjigantët e futbollit botëror. Provat e Kombëtareve që synojnë asgjë më pak se fitimin e Europianit: klasikja e kontinentit Francë-Gjermani (23 mars), beteja e dy shkollave që kanë bërë historinë e futbollit europian me Gjermani-Holandë tri ditë më pas.

Live për të gjithë tifozët edhe dueli i vendit që shpiku futbollin, Anglisë, që sfidon Belgjikën e talenteve. Shqipëria, Kosova dhe gjigantët e Europës në këtë fund marsi në ekranin e Supersport/DigitAlb, aty ku futbolli nuk ndalon asnjëherë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...