Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Franca e shokuar nga dhuna në Marseille, ngrihen pikëpyetje për Olimpiadën

Pas dhunës nuk mungojnë edhe polemikat. Nuk mund të ndodhte ndryshe, në një vend që përgatitet për të organizuar eventin sportiv më të madh në botë, Olimpiadën. Edhe pse do të zhvillohet në Paris, ngjarjet e të dielës mbrëma në Marseja me sulmin e tifozëve të Marseilles ndaj autobuzit të Lion që solli edhe plagosjen e trajnerit Fabio Grosso, që ju desh të mjekohej me plot 15 qepje në sy, nuk mund të lënë askënd indiferent. Tani ju takon autoriteteve të japin shpjegime dhe mbi të gjitha të marrin masa. Ndërkohë Presidenti i Fifa-s Giani Infantino dha një mesazh elokuent.

“Nuk ka absolutisht vend për dhunën në futboll. Të tilla ngjarje nuk kanë vend në sportin dhe as në shoqërinë tonë, dhe ju drejtohem organeve kompetente që të marrin masat e duhura”.

Lexo edhe:

SHOK

Kjo nuk është hera e parë që Franca gjendet në qendër të ciklonit të dhunës në stadiume. Alarmi ishte ngritur edhe për finalen e Champions League 2022 që ju doli nga kontrolli autoriteteve, me keqmenaxhimin e publikut dhe me bandat që sulmuan tifozët anglezë. Këtë herë çmenduria shkoi më tej, me një pritë ndaj delegacionit të Lion. Sulmi me gurë, dritaret e autobusit të thyera, shishja në fytyrën e Grossos. Italiani mbërriti i gjakosur dhe i shokuar në Velodrome, ku ju nënshtrua ndihmës së parë me 15 qepje në qepallën e syrit.

REAGIMET

Ministrja e sportit, Amelie Oudea-Castera shprehu indinjatën për ngjarjen, Ministri i brendshëm Gerald Darmanin premtoi dënime shembullore duke ngritur gishtin e akuzës edhe ndaj Marseilles që “i duhet të menaxhojë tifozët e saj”. Mesazh ky për presidentin e klubit Longoria që kishte nënvizuar se ngjarjet ndodhën jashtë stadiumit, pra nuk ishin në kompetencën e klubit. Ndeshja natyrshëm që u anulua dhe do ti takojë Komisionit të Kompeticioneve të Ligës që të vendosë se çfarë do të bëjë, teksa me shumë mundësi mund të vendosë që të luhet pa praninë e tifozëve.

NJOLLA

Në çdo rast për Francën bëhet fjalë për një njollë të re në perspektivën e Olimpiadës. Gjithçka kur janë ngritur shqetësime edhe për ceremoninë hapëse të Lojërave që për të parën herë 26 korrikun e ardhshëm do të zhvillohet jashtë një stadiumi. Parada e 10 mijë atletëve dhe gjysmë milionë tifozë në brigjet e Senës ngre dyshime në lidhje me sigurinë. Qeveria parashikon impenjimin e rreth 50 mijë xhandarëve dhe policëve, dhe nuk përjashton as mundësinë e përdorjes së ushtrisë për të kompensuar boshllëkun e mungesës së rekrutimit të stjuardëve. Ngjarjet e Marseilles nuk bëjnë veçse rrisin skepticizmin në lidhje me kapacitetin e Parisit për të menaxhuar një event të përmasave kaq të mëdha.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...