Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Frymëzohem nga Dinho dhe Kaka”, talenti argjentinas prezantohet te Milani

Sot ishte radha e Luka Romeros për t’u prezantuar përpara popullit milanist. Kuqezinjtë siguruan me parametra zero afrimin e talentit argjentinas, i cili aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe në qendër, pas “pykës” kryesore.

18-vjeçari argjentinas është një nga përforcimet e Milanit deri në këtë fazë të merkatos. Ndërkohë që për “Djallin” kanë firmosur edhe Sportiello, Loftus-Cheek dhe Pulisic.

Jam shumë i lumtur që jam këtu, pritja ka qenë e shkëlqyer nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik. Më pëlqen mjedisi. Vij te Milani për të mësuar shumë nga një skuadër e nivelit të lartë.

Dua të qëndroj gjatë këtu, pasi ndihem për mrekulli. Isha në Botëror me Argjentinën U20 kur erdhi oferta e Milanit. Nuk u mendova fare, menjëherë bisedova me Pepe Reinën dhe Romagnolin.

Lexo edhe:

Ata më siguruan se do të ndihesha shumë mirë te Milani. Luaj ku të dojë trajneri, por më pëlqen të vendosem pas qendërsulmuesit. Pak a shumë njësoj ku luante Brahim Diaz vitin e kaluar.

Gjithsesi, unë ndihem mirë në të gjithë pozicionet ofensive. Jam këtu për të dhënë gjithçka nga vetja dhe për të ndihmuar skuadrën.

Nga Milani më kanë pëlqyer gjithmonë Ronaldinho dhe Kaka, por edhe Brahim Diaz është një lojtar që më frymëzon me stilin e tij.

Pioli? Akoma nuk kemi biseduar me trajnerin, por tani kam një ‘shembull’ tjetër për të ndjekur: Pulisic”, përfundoi talenti argjentinas, i cili ishte pjesë e Lazios në dy sezonet e fundit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...