Bashkëpunimi i FSHF-së me kompaninë “Coca-Cola” është i hershëm. Pasi më parë në Fshatin SOS është investuar në përmirësimin infrastrukturës sportive për fëmijët. Si dhe në pajisjen me bazë materiale për fëmijët. Në ndihmesë të zhvillimit të lojërave dhe seancave të ndryshme të aktiviteteve sportive.

Gjithashtu, këtë herë FSHF ka menduar të surprizojë fëmijët për festat e fundvitit. Duke u dhuruar nga një çantë me bazë materiale sportive. Në prononcimin e dhënë gjatë kësaj vizite, kreu i futbollit shqiptar falënderoi kompaninë Coca-Cola për bashkëpunimin e radhës. Dhe inkurajoi fëmijët që të merren më shumë me futboll.

Nuk është hera e parë që jam në këtë institucion. Që për mua siç e bisedova edhe me drejtuesit e Fshatit SOS është nga më të mirët në Shqipëri, që krijon kushte për fëmijët. Padyshim që dua të falënderoj drejtuesin e Coca-Colas, kompaninë për bashkëpunimin e përhershëm me FSHF-në.

Lexo edhe: 

Projektet e FSHF-së jo vetëm me kompaninë Coca-Cola, që edhe njëherë dua ta falënderoj (donatori kryesor i këtij projekti), por me të gjithë aktorët janë të vazhdueshme. Për të përmirësuar sa më shumë jetën në vendin tonë. Dhe pse jo nëpërmjet lojës së futbollit”, tha Duka. I cili më pas uroi fëmijët e Fshatit SOS dhe gjithashtu të gjithë fëmijët e Shqipërisë për një vit 2024 sa më të mbarë dhe me shëndet të plotë.

Është fillimi i festave të fundvitit dhe jam i lumtur që sot jam këtu. Ju uroj juve dhe nëpërmjet jush të gjithë fëmijët në Shqipëri, Gëzuar Festat ! Të presim një vit 2024 sa më të mbarë, sa më të shëndetshëm. Dhe sa më shumë gjëra të mira dhe të bukura për ju dhe për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.

Ju falënderoj që jeni këtu sot me ne, falënderoj stafin kujdestar që ka organizuar këtë festë dhe gjithashtu administratën e FSHF-së. Ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri dhe një vit 2024 sa më të mirë dhe sa më të bukur”, përfundoi presidenti i FSHF-së.

Presidenti i kompanisë “Coca-Cola Bottling” në Shqipëri, Luca Busi vlerësoi vazhdimësinë e bashkëpunimit me FSHF-në.

Për ne është shumë e rëndësishme të jemi sot këtu dhe të flasim për sport. Ne jemi shumë krenar që kemi mundur të dhurojmë sadopak për të krijuar këtë fushë sportive dhe të transmetojmë këtë kënaqësi te fëmijët. Kjo është një vazhdimësi e aktivitetit në bashkëpunim me FSHF-në”, u shpreh Busi.

Bashkëpunimi me të gjithë partnerët, aktorët dhe institucionet për të mbështetur fëmijët dhe për t’i afruar sa më shumë ato me futbollin është një prioritet i rëndësishëm për FSHF.