Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Ftohet” pista e trajnerit portugez, Liverpool interesohet për një holandez

Ruben Amorim, trajneri i Sportingut të Lisbonës ishte i preferuari i drejtuesve të Liverpool për të zëvendësuar Jurgen Klopp. Mirëpo, luzitani para disa ditësh theksoi se cikli i tij me Sportingun nuk kishte përfunduar dhe në këtë formë, alternative e Amorim duket se është zbehur për “The Reds”.

Drejtuesit anglezë po lëvizin me shpejtësi për të gjetur një tjetër alternativë dhe së fundmi, flitet për Arne Slot të Feyenoord. 45-vjeçari, mbahet si një nga trajnerët më me perspektivë në Holandë duke i dhuruar Feyenoord vitin e kaluar titullin kampion ndërsa këtë sezon, Kupën e Holandës.

Lexo edhe:

Arne Slot, ishte në fokusin e klubeve të Premier League verën e shkuar teksa Chelsea dhe Tottenham e shqyrtuan si mundësi firmën me të, por në fund nuk u arrit marrëveshje. Megjithatë, këtë verë mund të jetë momenti i duhur që Arne Slot të marrë drejtimin e Liverpool dhe të provojë aftësitë e tij në një nga kampionatet më elitare të Europës.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...