Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Galatasaray nuk ndalet, kërkon edhe mesfushorin e Atletico Madrid

Galatasaray prezantoi dy afrime gjatë ditës së diel, duke përforcuar sulmin me Wilfired Zaha dhe Cedric Bakambu. Ndërkohë që kampionët e Turqisë nuk kanë ndërmend të ndalen.

Dhe tani po tentojnë një përforcim nga Atletico Madrid. Objektivi i radhës për Galatasarayn është Saul Niguez, mesfushori i skuadrës së Diego Simeones.

Lexo edhe:

28-vjeçari ka edhe tri vite kontratë me klubin “Colchoneros”, por nuk bën më pjesë në planet e së ardhmes së trajnerit argjentinas.

Në kushte të tilla, Niguez po pret arritjen e akordit mes dy klubeve për të vijuar karrierën në Stamboll.

Galatasaray do të garojë në grupet e Champions League këtë sezon. Drejtuesit e klubit janë ambiciozë dhe po bëjnë maksimumin për të përforcuar sa më shumë skuadrën.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...