Lothar Matthaus është kapur me Ilkay Gundogan dhe Joshua Kimmich, dy ndër futbollistët më të mirë të kombëtares gjermane.
Skuadra e Julian Nagelsmann humbi 2-3 miqësoren ndaj Turqisë, duke vijuar të shfaqë oshilacione në rezultate dhe probleme në skuadër.
Legjenda e futbollit gjerman, i cili flet troç dhe drejtpërdrejt rreth atyre që mendon, e sheh si problem faktin që Gundogan dhe Kimmich luajnë së bashku.
Lexo edhe:
- Formacioni i mundshëm, Shqipëria me gjashtë ndryshime ndaj Ishujve Faroe
- FOTO/ “E dua kombëtaren me gjithë zemër”, Broja: Qarkullojnë shumë të pavërteta
- Zyrtare/ Trajneri i Partizanit, presidenca merr vendimin përfundimtar
- Plas te Çekia, trajneri përjashton 3 futbollistë para finales me Moldavinë
“E vumë re edhe në Botërorin e Katarit, ata janë lojtarë shumë të ngjashëm. Ilkay dhe Joshua janë futbollistë të mëdhenj, do të thoja lojtarë të klasit botëror, por nuk luajnë mirë së bashku.
Trajneri e ka një ide dhe e ka shpjeguar atë. Por, unë mendoja se testet dhe provat kishin mbaruar pas ikjes së Flick. Sistemi bazë i kombëtares gjermane duhet të jetë skema 4-2-3-1”, u shpreh ish-kapiteni i Gjermanisë.
