Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Guxim dhe klas”, Bayerni uron “Aspirinat”: Bravo, titull i merituar

Bayer Leverkuseni fitoi titullin e parë në histori. “Aspirinat” dominuan në mënyrë të frikshme Bundesligën këtë sezon, falë një futbolli shumë të bukur dhe rezultativ. Dhe ende asnjë humbje për skuadrën e Xabi Alonsos (25 fitore + 4 barazime).

Leverkuseni i dha fund dominimit 11-vjeçar të Bayern Munich. Bavarezët uruan kundërshtarët e tyre për titullin historik nëpërmjet presidentit Herbert Hainer, i cili dha edhe një mesazh të qartë për rikthimin e Bayernit.

Urime Bayer Leverkusenit për fitimin e titullit të parë historik. Titull absolutisht i merituar, ky është shpërblimi i një sezoni të jashtëzakonshëm dhe një futbolli të mrekullueshëm të shprehur nga ta.

Lexo edhe: 

Ne do të synojmë të rikthejmë titullin në Bavari, kështu që shihemi vitin tjetër”, u shpreh i pari i rekordmenëve të futbollit gjerman. Nuk mungoi një urim për rivalët edhe nga Jan-Christian Dreesen, CEO i Bayernit.

Përgëzime të gjithëve te Leverkuseni. Deri tani ka zhvilluar një sezon të pabesueshëm. Skuadra ka shfaqur guxim, klas dhe vazhdimësi. Kështu që është një titull plotësisht i merituar.

Ne do të marrim si një nxitje për të punuar edhe më shumë që të rikthejmë trofeun sërish te Bayerni”, u shpreh Dreesen.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...