Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Hedh pas krahëve Çekinë, Kombëtarja nis nga puna për takimin me Poloninë

Kombëtarja shqiptare ka lënë pas barazimin ndaj Republikës Çeke në Pragë dhe është gati për të nisur nga puna për ndeshjen e radhës të kualifikueseve të EURO 2024, atë ndaj Polonisë që luhet këtë të dielë në “Air Albania”.

Mbrëmjen e së enjtes, menjëherë pas ndeshjes, ekipi udhëtoi drejt Shqipërisë me “charter”, për të mos humbur më shumë kohë.

Lexoni edhe:

Ndërkohë këtë të premte skuadra ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë dhe në orën 17:00 stërvitja e “kuqezinjve” do të transmetohet për disa minuta live në “Sport News” Digitalb, në orën 18:45 trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për mediet, teksa më orën 19:30 Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare të stërvitjes në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria do të presë Poloninë në dielën në orën 20:45 me qëllimin e vetëm, 3 pikët, sfidë që do të transmetohet live në “SuperSport 2”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...