Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hidi: Objektivi kryesor i Kastriotit është mbijetesa, Ndreu e dashuron futbollin!

Isli Hidi është një nga pikat më të forta të Kastriotit të këtij sezoni. Në një intervistë për Zona Gol pas suksesit ndaj Kukësit, portieri i krutanëve foli për ecurinë e skuadrës së Ndreut në këtë edicion ndërsa zbuloi objektivat si dhe raportet me trajnerin.

“Duhet të jemi të qetë dhe të japim besim te skuadra. Nuk e di nëse shkojmë dot më shumë në renditje. Të grumbullojmë pikët tona dhe të shpresojmë më pas më sipër. Ne duhet të marrim ndeshjet tona me radhë. Emri dhe historia në Superligë? Oshilacionet në elitë dhe Kategori të Parë bëjnë të vetën. Objektivat e klubit janë të qëndrojmë në elitë dhe më pas sezonin tjetër të bëjmë një hap më shumë. Objektivi ynë është të marrim pikë dhe të shpëtojmë. Kam kontratë 1+1 vit.

“E pashë vjet me eksperiencën te Bylis që ishim vetëm 1 pikë poshtë Kukësit dhe më pas bëmë hapa fals. Vllazninë askush nuk e priste, por shpirti i garës, grupi dhe loja bëjnë që ata të jenë në vendin e parë. Sot ndaj Kukësit prisja një tjetër skuadër përballë për cilësitë që kanë në skuadër. Kujtoj fazën e parë që na mundën në Kamëz, por ishte lojë e mirë e jona”.

“Ekipi që fiton titullin? Me thënë të drejtën Vllaznia vazhdon dhe do jetë aty. Kemi një Partizan që me merkaton do jetë mirë. Teuta, Tirana dhe Laçi janë aty. Nuk ka një skuadër me diferenca të mëdha veç Vllaznisë”.

“Raportet me Ndreun? Profesori ka shumë batuta dhe e dashuron futbollin. Nuk kemi shumë piktorë por qëllon ndonjëherë ditë jo, jemi më shumë luftëtarë”, tha Hidi.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...