Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Humbën garën për dy mesfushorë, Liverpool nis tratativat me një tjetër lojtar të Premier League

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka nevojë për më shumë alternativa në repartin e mesfushës dhe drejtuesit pasi dështuan për të transferuar Moises Caicedo e Romeo Lavia, janë “hedhur” në sulm për Cheick Doucoure, i cili është pjesë e Crystal Palace.

22-vjeçari është pjesë e skuadrës londineze prej vitit 2022 ndërsa u shpall edhe lojtari më i mirë për Crystal Palace në sezonin e kaluar. Doucoure duket gati për hapin e madh të karrierës teksa kartoni i tij vlerësohet me jo më pak se 60 milionë paund nga drejtuesit e Crystal Palace.

Lexo edhe:

Një nga repartet që pësoi më së shumti ndryshime këtë merkato te Liverpool, ishte ai i mesfushës. Trajneri Jurgen Klopp humbi elementë të rëndësishëm si kapiteni Henderson, Fabinho, Keita apo edhe James Milner.

Nga ana tjetër, prej kohësh Thiago vuan shqetësimet fizike dhe nuk jep garanci. Ndaj, ndërhyrjet në merkato ishin të domosdoshme me “The Reds” që deri më tani kanë siguruar Mac Allister dhe Szoboszlai teksa objektivi i radhës është Doucoure.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...