Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I lumtur për finalet e Europianit U-17 në Shqipëri, por Rama “harron” të urojë Dukën

I lumtur për finalet e Europianit U-17 në Shqipëri, por Rama “harron” të urojë Dukën
I lumtur për finalet e Europianit U-17 në Shqipëri, por Rama “harron” të urojë Dukën

Shqipëria mori sot dy lajme të shkëlqyera nga UEFA. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u zgjodh Zv.President i UEFA-s duke shënuar një arritje të paprovuar më parë nga një shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa lajmi i dytë ishte vendimi i UEFA-s për t’ia besuar FSHF-së dhe Shqipërisë pritjen dhe organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për moshën U-17. Dy ngjarje vërtetë madhore e që kanë një domethënie shumë të fortë për Shqipërinë.

Në lidhje me këto sihariqe ka reaguar edhe Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh lumturinë për faktin që finalet e një turneu të rëndësishëm ndërkombëtar do të zhvillohen në vendin tonë në vitin 2025.

Krejt normale dhe korrekte, por nga ana tjetër kreu i qeverisë nuk ka shkruar asnjë gërmë për zgjedhjen e Presidentit të FSHF në postin e numrit 2 të UEFA-s. Asnjë urim për njeriun që loboi për sjelljen e këtij turneu në Shqipëri apo që ishte edhe faktori kyç në sjelljen e finales së madhe historike të UEFA Conference League në Tiranë majin e vitit të kaluar.

Lexo edhe:

 

A thua se UEFA papritur vendosi t’i jepte këtë besim kaq të madh Shqipërisë dhe kaq e thjeshtë, në një kohë që FSHF dhe Presidenti Duka kanë punuar shumë për të plotësuar kriteret, për të bindur të gjithë vendimmarrësit dhe për të bërë të mundur organizimin e këtij eventi historik.

Po postimi i Ramës në rrjetet sociale ka sjellë edhe reagime të shumta nga qytetarët që nuk ia kanë përtuar, por kanë komentuar, duke i kujtuar atij se kishte “harruar” të uronte Dukën, njeriun që bëri të mundur ardhjen e një turneu madhor në Shqipëri.

“Edhe me Dukën zv.president i UEFA-s do të ecim vetëm përpara”, i shkruan një komentues në Facebook. Është për të ardhur keq që politika nxiton të marrë gjithmonë meritat për çdo gjë të mirë që ndodh në futbollin shqiptar, ndërkohë që nuk vlerëson ata që vërtetë i bëjnë të mundur këto arritje. Shpresojmë që të ketë qenë vetëm një lapsus i KM dhe asgjë më shumë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...