Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi ‘kyç’ portën, tani vëmendja te mbrojtja dhe sulmi

Interi 'kyç' portën
Interi 'kyç' portën

Me portën të kompletuar tashmë, drejtuesit e Interit kanë kthyer vëmendjen edhe nga mbrojtja, ku duhet të gjejnë një anësor të djathtë, që të marrë vendin e Skriniarit të larguar drejt Paris Saint Germain.

Opsionet që po studiohen nga drejtuesit zikaltër janë pikërisht në Premier League, me anglezin Travoh Chalobah në krye të listës. Hapësirat e tij janë mbyllur së tepërmi me investimet e londinezëve në merkato, ndaj edhe Interi është ofruar ta marrë futbollistin në huazim me të drejtë blerjeje për 25 milionë euro në fund të sezonit.

Një tjetër emër që ka dalë në skenë po nga Premier League, është ai i futbollistit të Tottenham, Tanganga, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Spurs-ave, megjithatë edhe në këtë rast vlen të shihet vullneti i anglezëve për ta dhënë në huazim.

Lexo edhe:

Ndërkohë, një opsion i minutës së fundit mund të jetë turku Demiral, që do të largohet nga Atalanta, por gjithsesi nuk bën pjesë në emrat e preferuar të Inzaghit dhe drejtuesve të Interit.

Sa i përket sulmit, emri kryesor në listë mbetet amerikani Balogun, por te Interi kanë marrë kohë, pasi shpresojnë që me kalimin e ditëve dhe nisjen e sezonit, Arsenali do të pranojë uljen e çmimit të kartonit të tij.

Ndërkohë po mbahen në kontakt edhe sulmuesi Taremi i Portos e Beto i Udineses, që mund të vijnë bashkë me Balogun në Milano, nëse do të shitet argjentinasi Correa në Arabinë Saudite.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...