Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi reagon pas vendimit të Apelit: Viktima u kthye në fajtor!

Federata fal Lukakun për ndeshjen ndaj Juves
Federata fal Lukakun për ndeshjen ndaj Juves

Drejtuesit e Interit apeluan kartonin e kuq të Romelu Lukakut në ndeshjen ndaj Juventusit. Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, përfundoi në barazim 1-1.

Sulmuesi belg realizoi goli në minutat shtesë dhe më pas mori karton të kuq (i dyti i verdhë). Arbitri ndëshkoi Lukakun, pasi e cilësoi provokim festimin e tij përpara tifozëve të Juves.

Lexo edhe: 

Gjithsesi, Gjykata Sportive e Apelit vendosi të hidhte poshtë pretendimin e Interit, duke lënë në fushë kartonin e kuq të sulmuesit. Lukaku do të mungojë kështu në gjysmëfinalen e kthimit në “San Siro”.

Pas konfirmimit të pezullimit, klubi zikaltër ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare: “Interi shpreh pakënaqësinë e madhe për faktin që viktima është kthyer në fajtorin e vetëm”.

Inter-Juventus do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 1, mbrëmjen e 26 prillit, duke nisur nga ora 21:00.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...