Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi në bordin e jahtit të Ronaldos: Me mua do shënoje 40 gola në sezon

Inzaghi në bordin e jahtit të Ronaldos
Inzaghi në bordin e jahtit të Ronaldos

Simone Inzaghi provoi të joshë Cristiano Ronaldon. Kështu shkruajnë mediat italiane, që zbulojnë një prapaskenë interesante të ndodhur në qershor të këtij viti në plazhet e Sardegnës, atje ku ndodhej si ylli portugez, ashtu edhe tekniku zikaltër.

Sipas “Corriere Dello Sport”, Inzaghi udhëtoi me motorin e tij të ujit për të shkuar në jahtin e portugezit, ku kaloi rreth gjysmë ore me të n bord dhe natyrisht që futbolli ishte tema e diskutimit.

Lexo edhe:

“Nëse do të vije, do të të bëja të shënoje më shumë se 40 gola në sezon”, mësohet se i ka thënë Inzaghi yllit portugez, që gjithsesi ka firmosur një kontratë me shifra që te Interi nuk i merr e gjithë skuadra bashkë, ndaj duket e pamundur që ta marrë në konsideratë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...