Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ishte në “radarin” e Milanit, sulmuesi holandez prezantohet në Angli

Arnaut Danjuma ishte një nga objektivat e Milanit për sulmin, por kuqezinjtë nuk arritën akordin me Villarealin. Spanjollët lejonin vetëm huazimin me detyrim blerjeje, opsion që u refuzua nga klubi italian.

Që më pas mbylli marrëveshjen me austriakët e Salzburgut dhe siguroi shërbimet e Noah Okafor. Ndërkohë që Danjuma është zyrtarizuar në Premier League. Tek Evertoni.

Lexo edhe:

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi nga Liverpooli ka prezantuar afrimin e holandezit me origjinë nigeriane. 26-vjeçari është huazuar nga Villareali.

Zgjodha Evertonin prej tifozëve të mrekullueshëm që ka, trajnerit Sean Dyche dhe historisë së klubit”, deklaroi Danjuma pas firmës me klubin e ri.

Kjo do të jetë aventura e tretë angleze për të, pasi është aktivizuar më parë edhe me Tottenhamin dhe Bournemouth. “Xholi” ofensiv do të mbajë veshur fanellën me numër 10.

Danjuma, përforcimi i dytë për Evertonin pas “veteranit” Ashley Young, numëron 6 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Holandës.

https://twitter.com/i/status/1683088319192899584

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...