Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Jo vetëm Sommer, Interi siguron zëvendësuesin e Handanovicit

Interi ka finalizuar marrëveshjen me Sampdorian për portierin Emil Audero, i cili shkon te zikaltrit  formë me opsion blerjeje.

26-vjeçari do të jetë zgjedhje e dytë pas Yann Sommer, duke zëvendësuar efektivisht Samir Handanovicin në skuadër.

Sipas “Sky Sport Italia”, Interi, nëse bindet nga “gardiani”, do të mund ta blejë për 6.5 milionë euro, plus 0.5 milionë euro bonuse.

Audero ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare në bazë të së cilës do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon, plus shtesat, pra të njëjtën pagë që kishte te Sampdoria.

Lexo edhe:

Nga ana tjetër, Sampdoria pritet të marrë portierin adoleshent, Filip Stankoviç në huazim nga Interi.

Audero doli nga akademia e Juventusit, duke u huazuar te Venezia përpara se të blihej nga Sampdoria në vitin 2019 për një total prej 21 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...