Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Keqardhja e kapitenit: Humbje e pamerituar, na mungon… koha

Humbje të pamerituar e cilëson kapiteni Edvin Kuç disfatën 1-0 të Ballkanit në Çeki kundër Viktoria Plzen. Takim i parë i grupit C në Conference League.

Kompeticion ku kampionët e Kosovës marrin pjesë për herë të dytë radhazi, duke u shndërruar në skuadrën dardane më të suksesshme.

Stafi ynë kishte analizuar lojën e Plzenit. Pranuam një gol me devijim, teksa humbëm raste. Mendoj që është humbje e pamerituar.

Nuk kërkojmë arsye pas humbjes, por na duhet një ditë më shumë për të përgatitur ndeshjen. Në këtë nivel me ekip të mëdha, çdo ditë është e rëndësishme për ta përgatitur lojën.

Lexo edhe:

Vetëm një ditë kishim për ta përgatitur këtë ndeshje. Si ekip nuk kërkojmë arsyetime, as unë si kapiten, por duhet më shumë freski.

Dhe më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e kampionatit që e kemi të dielën”, deklaroi 29-vjeçari nga Tuzi.

Skuadër që përballjen e dytë në grupin C në Conference League, do e luajë në datën 5 tetor në “Fadil Vokrri”.

Në Prishtinë zbarkojnë kroatët e Dinamos së Zagrebit, ndërkohë që sfida do të transmetohet në SuperSport/DigitAlb.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Futboll

Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike. Sulmuesi...