Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Rekord në renditjen FIFA, Shqipëria e para në botë për pikët e fituara në shtator!

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese në Air Albania me Poloninë, Shqipëria është ngjitur me 3 shkallë në renditjen globale duke u pozicionuar aktualisht në vendin e 62 në botë, por për t’u theksuar është fakti se rezultatet e muajit që po lëmë pas, kanë sjellë edhe një rritje rekord për sa i përket pikëve me 20.08 pikë për këto dy ndeshje.

Nëse i hedh një sy renditjes së fundit të përpiluar nga organizmi i futbollit botëror, kupton se Shqipëria ka rritjen më të madhe në pikë për këtë muaj nga të 207 skuadrat kombëtare që janë pjesë e renditjes së FIFA-s, një aspekt ku jemi të parët në botë për këtë muaj.

Edhe pse bëhet fjalë për një të dhënë statistikore, ky është me të vërtetë një detaj historik për një kombëtare që po bën historinë edhe në fushën e blertë ku është shumë pranë kualifikimit për herë të dytë në histori në finalet e një kompeticioni madhor, kampionatit europian Gjermani 2024, një mision ku vendimtare do të jetë edhe sfida e 12 tetorit me Çekinë.

Lexo edhe:

Ndërkohë, për sa i përket Kosovës, shtatori nuk ka qenë i suksesshëm për Dardanët. Barazimi me Zvicrën në shtëpi dhe humbja 2-0 në transfertë me Rumaninë kanë bërë që Kosova të humbasë dy vende në renditjen botërore, duke u klasifikuar aktualisht në vendin e 111 në botë, nga i 109 ku ndodhej një muaj më parë.

Në krye të renditjes klasifikimit të FIFA-s vazhdon të qëndrojë Argjentina kampione në fuqi e Botës, e ndjekur nga Franca dhe Brazili që kompletojnë podin. Në 10-shen e parë ka ngjitur një shkallë vetëm Portugalia që ka parakaluar në vendin e tetë Italinë që gjithsesi mbetet mes 10 skuadrave më të mira në botë edhe për këtë muaj.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....