Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes Legias së Varshavës dhe Aston Villës, duke u dhënë fitoren 3-2 polakëve.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i papërmbajtshëm me shpërthimet e tij, teksa përveç dy golave, u shndërrua në një rrezik konstant për mbrojtjen e angleze dhe portierin Dibu Martinez.
Ernest Muçi shënoi golin e dytë të Legias, kur rezultati ishte barazim 1-1, pasi shfrytëzoi një pasim të saktë në zonë dhe devijoi topin në rrjetën e portës së Martinez. Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi kuqezi bëri një tjetër shpërthim spektakolar, kur rezultatin ishte 2-2 dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin sërish Legias.
Lexo edhe:
- Rekord në renditjen FIFA, Shqipëria e para në botë për pikët e fituara në shtator!
- Kritika për Asllanin dhe Arnautovic, Inzaghi u del në mbrojtje
- Gafa e radhës, Onana: Ndjesë! Unë fajtori pse nuk fituam me Bayernin
- Ballkani për të shkruar historinë, rrugëtimi në grupe fillon nga Çekia
Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të, pasi kishte dhënë gjithçka, teksa për shumë sekonda tifozët polakë thirrën në kor emrin e Ernest Muçit, beniaminit të tyre të ri.
E nisi nga stoli shqiptari tjetër i Legias, Jurgen Celhaka, i cili zbriti në fushë në minutat e fundit dhe dha kontributin e tij për të ruajtur fitoren e Legias.
Legia – Aston Villa 3-2
Nuk u beson syve Unai Emery, pasi sheh Muçin të shënojë golin e tretë për Legian e Varshavës, me një lëvizje vërtetë spektakolare…
51’ – Goooooool. Spektakolar Ernest Muçi, që lëviz në mënyrë perfekte dhe shënon një supergol, duke rikthyer avantazhin e Legias. Dopietë personale e sulmuesit shqiptar, që i dërgon dy herë topin pas shpine portierit kampion bote, Emiliano Martinez.
29′ – Muçi në version Ronaldo, me shpërthimin fantastik. Sulmuesi kuqezi rikuperon topin në mesfushë, avancon, kalon dy kundërshtarë, por në fund nuk arrin të godasë, i vetëm me portierin…
26′ – Goooool. Muçi shënon golin e dytë për Legian e Varshavës, duke i dhënë avantazhin 2-1 ndaj Aston Villës…
Rezultatet në Conference League:
