Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kishte idhull Carles Puyol, futbollisti 24-vjeçar vritet gjatë një tentative vjedhjeje

Luke Fleurs, një futbollist që luajti për Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike Tokio 2021 (u aktivizua titullar në të tria ndeshjet), ndërroi jetë në moshën 24-vjeçare pasi u qëllua me armë zjarri në periferi të Johanesburgut gjatë një tentative për rrëmbim ose vjedhje të makinës së tij.

“Po, është e vërtetë, Luke Fleurs u qëllua për vdekje gjatë një tentative vjedhjeje”, konfirmoi një burim për “Sunday World”.

Lojtari i Kaizer Chiefs, i cili më parë ka luajtur për Ubuntu Cape Town dhe SuperSport United, u thirr dy herë për të përfaqësuar “Bafana Bafana” (kombëtarja e Afrikës së Jugut), por nuk mundi të debutonte për ekipin A të Afrikës së Jugut.

Lexo edhe:

“Jemi të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e mbrojtësit të Kaizer Chiefs, Luke Fleurs. Ngushëllimet tona më të thella për familjen e Fleurs, miqtë dhe komunitetin e gjerë të futbollit të Afrikës së Jugut gjatë kësaj kohe të vështirë,” isha mesazhi i klubit Ubuntu Cape Town në kanalet zyrtare.

Carles Puyol, idhulli i Luke Fleurs

Luke Fleurs ishte një fans i madh i ish-mbrojtësit spanjoll, Carles Puyol, të cilin e takoi në ditëlindjen e tij të 18-të.

“Ishte një privilegj i madh që takova këtë legjendë në ditëlindjen time. Kur isha fëmijë, ai ishte një nga lojtarët që unë e ndiqja me pasion dhe vazhdoj ta ndjek, sepse, kur e takova, ai u ndje shumë i nderuar,” do të shkruante Luke Fleurs në Instagram për takimin e tij me Carles Puyol.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...