Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Klasikja ofron motivim ekstra, Vllaznia kërkon fitoren ndaj Tiranës

Futbolli është i bukur sepse të jep mundësinë për tu ringritur shpejt, kështu edhe për Vllazninë, që do të ketë menjëherë shansin për të hedhur pas humbjen e parë sezonale me Kukësin në një sfidë speciale për tifozët shkodranë.

Këtë të shtunë luhet derbi i Shqipërisë në “Loro Boriçi” shkon Tirana, kryesuese aktuale e kampionatit dhe për më tepër pas një triumfi të freskët në përballjen me Partizanin.

Një nga ato ndeshje të dhurojnë motivimin ekstra për lojtarët, që do të kenë sërish në favor të tyre edhe mbështetjen e tifozerisë kuqeblu që padyshim do të jetë e shumtë në numër, duke krijuar atmosferën e duhur për një ndeshje të madhe.

Një ndeshje që sidoqoftë i duhet ta përgatisë Brdaric gjatë javës, trajneri dhe skuadra kanë mundësinë për të treguar se rrëshqitja me Kukësin ishte vetëm një episod i një rrugëtimi që ka si synim titullin kampion.

Gabimet që u panë ndaj verilindorëve këtë herë janë të ndaluara, si për sa i përket bujarisë me rastet e humbura, e po ashtu edhe dorëzimi i mesfushës ekipit kundërshtar, më tepër përqendrim e shpirt gare.

Një ndër vetitë e skuadrave që janë të denja për titullin kampion, është ajo për të reaguar shpejt, pas çdo disfate, për të mos kompromentuar ecurinë, dhe Vllaznisë ndaj Tiranës i duhet të provojë pikërisht këtë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...