Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Krisje totale me klubin, Fernandez kërkon transferimin e menjëhershëm në Londër

Marrëdhënia mes klubit të Benfikës dhe mesfushorit argjentinas, Enzo Fernández, është tensionuar shumë. Futbollisti, kampion bote në Katar me përfaqësuesen bardheklatër, u largua pa leje nga klubi i tij drejt Buenos Airesit për të kaluar natën e Vitit të Ri, gjë që shkaktoi zemërim e tifozëve dhe të drejtuesve të skuadrës së Lisbonës.

Futbollistit iu dha një ultimatum që të kthehej menjëherë në kryeqytetin portugez, ndryshe do të përballej me një gjobë të majme për shkelje të rregulloreve disiplinore të klubit. Enzo, në fakt, mendon se e ka mbyllur me ekipin portugez dhe dëshiron t’i bashkohet Chelsea-t në këtë merkato dimërore, me klubin londinez që, sipas “Daily Mail”, është i gatshëm të paguajë 127 milionë euro për të.

Enzo Fernández u kthye në stërvitjen e Benfikës të martën dhe planifikon të takohet me presidentin e klubit, Rui Costa, dhe trajnerin, Roger Schmidt. “O Jogo” siguron se futbollisti argjentinas kërkon largimin e menjëhershëm dhe nuk dëshiron të luajë më me Benfikën, madje as më 6 janar, kundër Portimonenses, në kampionat.

Nga Argjentina shkruajnë se është mbyllur marrëveshja mes Enzos dhe Chelsea-t, por tashmë klubi anglez duhet të bëjë të njëjtën gjë me Benfikën.

Klubi i kryesuar nga Rui Costa nuk është i gatshëm, për momentin, të ulë pretendimet e tij. Benfica do ta linte Enzon të largohej nëse Chelsea paguan klauzolën e përfundimit prej 120 milionë eurosh me një pagesë të vetme. “Daily Mail” publikoi se skuadra angleze është e gatshme të paguajë 127 milionë në tri pagesa gjatë dy viteve të ardhshme, kushte që Rui Costa thuhet se i ka refuzuar.

Ngjarjet po monitorohen me shumë vëmendje edhe River Plate, me klubin argjentinas që zotëron 20% të kartonit të futbollistit. Nëse pranohet oferta e Chelea-t, River Plate do të përfitojë 33 milionë euro.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...