Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Kualifikueset e Euro U17 për vajza, Ndoci i dhuron fitoren Shqipërisë ndaj Kazakistanit

Është përmbyllur me sukses turneu “UEFA Women’s U17 Championship” për Grupin B4, që u mirëprit dhe u organizua nga FSHF. Në këtë turne morën pjesë kombëtare e vajzave të Shqipërisë, Uellsit, Ishujve Faroe dhe Kazakistanit. Ndeshjet u luajtën në stadiumin “Elbasan Arena” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shqipëria e vajzave U17 zhvilloi edhe takimin e fundit në grup ndaj Kazakistanit. Ndeshja u luajt në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi me fitoren 1-0 të vajzave kuqezi. Falë golit të Klevisa Ndocit në minutën e 50-të.

Trajneri Agustin Kola e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Kazakistanit: Amelia Mone/ Leoselda Stalaj, Isabella Kuci, Angela Nika, Stela Vata, Xhesika Ndoj, Tiana Gjonaj, Klesta Ago (k), Klevisa Ndoci, Erika Nushi, Emma Xhumaqi.

Lexo edhe:

Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë që u hodh në sulm që në fillim për të gjetur golin. Në minutën e 13-të Ndoci pati një rast të mirë shënimi por u ndal nga portieria. Ndërsa në fundin e pjesës së parë një rast të artë shënimi pati edhe Ndoj, por nuk ia doli të zhbllokonte takimin.

Fraksioni i dytë nisi si i pari me vajzat kuqezi në kërkim të golit. Në minutën e 50-të, Klevisa Ndoci realizoi për Shqipërinë pas një aksioni të bukur që u finalizua me gol pas një goditjeje nga brenda zonës. Deri në fund Shqipëria administroi rezultatin dhe siguroi fitoren e parë në këto kualifikuese.

Ndeshja tjetër e Grupit B4, mes Ishujve Faroe dhe Uellsit, u luajt në “Shtëpinë e Futbollit” dhe përfundoi me rezultatin e thellë 0-6. Vajzat e Uellsit dominuan të gjithë takimin dhe realizuan nga tre gola në të dyja pjesët.

Sa i përket renditjes përfundimtare, vajzat e Uellsit e mbyllën në vendin e parë me 9 pikë. Vajzat e Ishujve Faroe në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa vajzat e Shqipërisë në vendin e tretë me 3 pikë. Në fund vajzat e Kazakistanit me 0 pikë.

Më poshtë rezultatet  dhe renditja e ndeshjeve kualifikuese të Grupit B4 të Europianit U17:

Datë 24.11.2023

Kazakistan-Ishujt Faroe 1-2
Uells-Shqipëri 2-0

Datë 27.11.2023

Uells-Kazakistan 1-0
Ishujt Faroe-Shqipëri 3-0

Datë 30.11.2023

Ishujt Faroe-Uells 0-6
Shqipëri-Kazakistan 1-0

Renditja:

1 Uells
Ishujt Faroe 6 pikë
Shqipëri  3 pikë
Kazakistan  0 pikë

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...