Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Kurrë mos thuaj kurrë”, Walker zbulon skuadrën ku dëshiron të mbyllë karrierën

Me paraqitjet që po tregon në fushë këtë sezon, fundi i karrierës duket larg për lojtarin e Manchester Cityt, Kyle Walker. Megjithatë, 33-vjeçari nuk ka frikë të mendojë momentin kur do të “varë këpucët në gozhdë”, madje shpreh dëshirën për ta mbyllur me klubin e Sheffield United, pikërisht aty ku nisi karrierën si profesionist në vitin 2008.

Transferimi në Arabi? “Nëse vazhdojnë të marrin lojtarë që rrisin cilësinë e kampionatit atëherë pse jo? Por, unë jam në kampionatin më të fortë të botës, Premier League dhe dua të qëndroj ende për shumë kohë këtu. Për transferimin në Arabi “kurrë mos thuaj kurrë”, të gjithë e dimë që paguajnë shifra të çmendura.

Lexo edhe:

Cristiano Ronaldo e hapi rrugën dhe tani duket normale për të luajtur atje. Por, përsa kohë këmbët dhe trupi im vijojnë në këtë ritëm, unë dua të luaj në nivel të lartë. Mua do të më pëlqente që karrierën ta mbyllja te Sheffield United. Do të doja të shkoja për t’iu përçuar eksperiencë më të rinjve”, u shpreh Walker.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...