Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Laporta s’ë vë në diskutim mbështetjen për Xavin: Jemi krenarë që e kemi

Joan Laporta vizitoi punimet në “Camp Nou” këtë të enjte dhe shfrytëzoi rastin për të dërguar një mesazh besimi ndaj Xavi Hernandezit dhe skuadrës. Presidenti i “blaugranave” shprehu publikisht mbështetjen për trajnerin.

Barcelona ka pasur një sërë ndeshjesh në të cilat, duke lënë mënjanë rezultatin, nuk bind. Laporta megjithatë, e ka të palëkundur mbështetjen ndaj ish-mesfushorit.

“Dua ta bëj të qartë se ne jemi plotësisht në krah të trajnerit tonë dhe se jemi krenarë që kemi Xavin si trajner për cilësinë e tij profesionale dhe njerëzore”.

Lexo edhe:

Laporta beson se skuadra është në një situatë mjaft të favorshme në të dy kompeticionet.

“Ne jemi në vendin e duhur, kjo është shumë e rëndësishme. Jemi vendosur mirë në Champions League dhe në La Liga. Në këtë moment është shumë e rëndësishme të jemi bashkë”, ka përsëritur ai.

Për më tepër, presidenti beson se Barcelona do të rikuperojë versionin e saj më të mirë kur infermieria të zbrazet plotësisht.

“Kemi një periudhë në të cilën të lënduarit mund të shërohen dhe Xavi do t’i ketë të gjitha forcat në dispozicion. Jemi në proces dhe e rëndësishme është se si do të përfundojë. Këtu po punojmë që të jemi të fortë në sprintin final”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...