Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Largoi Mbappenë nga fusha, Enrique: Duhet të mësohemi pa Kylianin

Luis Enrique i befasoi të gjithë këtë të diel kur vendosi të zëvendësonte Kylian Mbappénë në minutën e 65-të të ndeshjes me Rennes, me rezultatin 0-1 në favor të Rennes. Sulmuesi francez u rikthye sot në formacionin titullar në Ligue 1 pasi ishte zëvendësues kundër Nantes në ndeshjen e fundit.

Në konferencën për shtypin pas ndeshjes, Enrique u pyet për arsyen e largimit të “yllit” të PSG-së:

“Herët a vonë kjo do të ndodhë, në një moment do të duhet të mësojmë të luajmë pa Kylianin”. Kështu e arsyetoi trajneri vendimin e tij të diskutueshëm.

Lexo edhe:

“Kur ta konsideroj të përshtatshme, ai do të luajë, dhe kur jo, nuk do të luajë.”

Për të ardhmen e PSG-së ai shtoi:

“Unë dua konkurrencë maksimale për sezonin e ardhshëm. Dua që të gjithë lojtarët startues të kësaj skuadre të mendojnë se kjo është një mundësi e madhe. Kjo është ajo që unë kërkoj këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...