Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lufta për mbijetesën, Skënderbeu ndien presionin ndjekësve

Javët e fundit të kampionatit shqiptar pritet të jenë shumë interesante jo vetëm për skuadrat që do të marrin pjesë në “Final 4”, por edhe për ekipet e fundit të tabelës. Nëse Kukësi ndodhet i shkëputur në vendin e fundit, Erzeni, Teuta dhe Laçi e ndoshta edhe Skënderbeu do të tentojnë të shmangin zonën e rënies dhe atë të “play-out”-it.

Aktualisht, Erzeni e sheh veten në vendin  e parafundit, me një diferencë prej 7 pikësh me zonën e shpëtimit dhe 6 pikësh me zonën “play-out”. Misioni mbijetesë për shijakasit do të jetë jo pak i ndërlikuar, duke marrë në konsideratë se në lojë kanë mbetur dhe 15 pikë.

Lexo edhe:

Në anën tjetër, Laçi i vendit të shtatë dhe Teuta e vendit të tetë janë vetëm me një pikë diferencë mes tyre. Deri në fund, kurbinasit dhe durrsakët do të duelojnë në distancë për të shmangur vendet e fundit, e për të qëndruar të qetë për sezonin e ardhshëm në elitë.

Në këtë garë mbijetese mund të përfshihet dhe Skënderbeu që sot e sheh veten katër pikë larg zonës “play-out”. Korçarët kanë treguar se kanë cilësi, por me hapat e gabuar të bërë së fundmi kanë lëshuar terren dhe e shohin veten më pranë zonës së “ftohtë” sesa “Final 4”, por gjithsesi, për momentin mund të qëndrojnë të qetë në vendin e gjashtë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...