Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Mallkimi” i finales së Champions, mund të zhvendoset për të 3-in vit radhazi!

"Mallkimi" i finales së Champions
"Mallkimi" i finales së Champions

Shqetësimet në rritje në lidhje me situatën e trazuar politike në Turqi mund të bëjnë që arena e finales së Champions League të ndryshojë për të tretin vit radhazi. UEFA për momentin i qëndron besnike programit që finalja e këtij viti do të luhet në Stamboll.

Gjithsesi gjërat mund të ndryshojnë me zgjedhjet Presidenciale në Turqi që do të zhvillohen, një muaj para finales së programuar për tu luajtur në stadiumin Ataturk.

Stambolli ishte caktuar për të mikpritur finalen dy herë në 3 vitet e fundit, por problemet prej Covidit ndërhynë në të dy rastet. Në 2020 përballja mes Bajernit të Mynihut dhe PSG u luajt në Lisbonë pas një miniturneu në fazën finale.

Vetëm një vit më pas Stambolli ishte përcaktuar për të pritur sfidën mes Chelsea dhe Manchester City. Gjithsesi me rritjen e rasteve të Covid, Turqia u fut në listën e kuqe të Mbretërisë së Bashkuar dhe të dy skuadrat do të përballeshin me probleme për të udhëtuar drejt Stambollit me finalen që u zhvendos sërish në Portugali, këtë herë në OPorto.

Finalja e sezonit të kaluar mes Liverpool dhe Real Madrid ishte caktuar për t’u luajtur në Shën Petërburg, para se Rusia të pushtonte Ukrainën, çka pati pasoja dhe kufizime dhe në sport duke bërë që finalja të zhvendosej sërish, këtë herë në Stade De France të Paris.

Tani si kërcënim për finalen e radhës, vijnë zgjedhjet presidenciale në Turqi, në një kohë kur mbështetja për mbretërimin autokratik të Presidentit Recep Tayyip Erdogan po pakësohet, çka mund të rrisë shanset për trazira.

Lexo edhe:

Ka një distancë kohore prej një muaji mes dy eventeve, me zgjedhjet që do të mbahen në 14 Maj, dhe finalen e Champions në 10 Qershor, por te UEFA duan të jenë të përgatitur që të zhvendosin eventin, pasi kanë marrë leksionin nga 3 edicionet e fundit.

Presidenti Erdogan po përballet me sfidën më të madhe politike të tij në më shumë se dy dekada që udhëheq Turqinë. Sondazhet e fundit e tregojnë atë në një garë kokë për kokë, e madje duke sugjeruar se mund të ketë një transicion pushteti me kandidatin kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu.

Më shumë se 64 milionë qytetarë turq, 3.4 milionë prej të cilëve jashtë kufijve të vendit, janë të regjistruar për të votuar, ndërkohë që këto zgjedhje do të zhvillohen me të paktën 133 mijë njerëz të prekur nga pasojat katastrofike të tërmetit që preku pak kohë më parë Turqinë jugore.

Stambolli ka pritur një nga finalet më të bujshme në historinë e Champions League në 2005, kur Milani që kryesonte 3-0 në pjesën e parë, u barazua 3-3 në të dytën me një përmbysje epike të Liverpulit që ngriti më pas trofeun falë lotarisë së 11-metërshave.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...